Siç kumtoi Drejtoria doganore, pardje rreth orës 22:30 minuta në Bllacë në hyrje në Republikën e Maqedonisë është ndalur një furgon i kombinuar (për udhëtarë dhe transportues) me targa kroate, të drejtuar nga B.K., shtetas i Kroacisë. Gjatë kontrollit të automjetit me një qen doganor dhe skener dore, mes ulësve të pasme dhe pjesës së dedikuar për transport, është gjetur një bunker i bërë në mënyrë speciale. Në bunker janë vendosur 39 pako të madhësisë së ndryshme, të mbushura me marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 68,5 kilogramë.
Personi i dyshuar B.K. ka deklaruar se drogën e ka furnizuar nga një person në Republikën e Shqipërisë me qëllim që përmes Maqedonisë ta transportojë në Gjermani. Çmimi në tregun perëndimor i marihuanës vlerësohet në 200.000 euro, ndërsa në shitje me pakicë mund të jetë edhe dyfish.
Kundër personit B.K., Drejtoria e doganave do të ngrit padi penale për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”, deri te Prokuroria publike, ndërsa autori do të nxjerret para gjykatësit adekuat.