Virusi i gripit në Shqipëri, shkollat të mbyllura edhe një javë

Me një urdhër të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, çerdhet, kopshtet, institucionet arsimit parauniversitar dhe universitar do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Urdhri në fjalë është konfirmuar sot nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017”, thuhet në njoftimin zyrtar të MSH-së.

Kujtojmë se ky është vendimi i dytë për mbylljen e shkollave, ndërsa virusi i gripit deri tani në Shqipëri ka shkaktuar dy të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button