PLD: Të rritet intensiteti i punës për pastrimin e rrugëve

Partia Liberal Demokratike (PLD) vlerëson se duhet aktivitete me të mëdha të institucioneve përkatëse për përmirësimin e gjendjes së rrugëve.

“Edhe pse reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta u paralajmëruan dhjetë ditë më parë, numër i madh i rrugëve për një kohë të gjatë ishin të pakalueshme. Ndalesa të mëdha dhe vështirësi në komunikacion kishte edhe në rrugët ndërkombëtare të Korridorit 10 dhe 8, ku bora arrit të jetë rreth dhjetë centimetra.

Pjesë e rrugëve në vend ende janë të pakalueshme, kurse ndalesa për lëvizje vlen pothuajse në të gjitha rrugët për automjetet e rënda, gjendje e cila tani tre ditë po mbizotëron në vendin tonë. Siç duket edhe pas paralajmërimeve, institucionet nuk reaguan me kohë dhe në mënyrë të duhur, edhe pse kjo gjendje kohore është e pritshme në këtë stinë të dimrit”, thonë nga PLD.

Nga partia u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që të rrisin intensitetin e aktiviteteve dhe të angazhojnë punëtorë shtesë në të gjitha subjektet me qëllim që të normalizohet gjendja e rrugëve në vend.
Gjithashtu kjo parti u bën thirrje edhe komunave që të rrisin aktivitetet për të pastruar rrugët lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button