Shurupi i bërë në shtëpi që shëron kollën për 24 orë

Duke qënë se jemi në një situatë alarmante gripi në të gjithë vendin, këtë artikull do tjua kushtojmë juve të cilët po vuani nga kolla dhe gripi.

Këshilla e parë është që këto ditë të kujdeseni më shumë për veten të ushqeheni shëndetshëm dhe të visheni mire, ndërsa këshilla e dytë është një recetë e cila do t’ju shpëtojë nga kola turturuese për vetëm 24 orë, transmeton Zëri.
Një mënyrë e thjeshtë përmban këto përbërës:
2 gota ujë
1 limon
1 qepë
2 lugë mjaltë

Fillimisht vëreni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.

Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta.

Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.

Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur.

Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button