Messi, 300 ndeshje – 477 gola

Leo Messi ka shënuar 477 gola në 300 ndeshje për Barcelonën, teksa ka “agjëruar” në 252 ndeshje
Me golin kundër Athletic Bilbao, ku katalunasit humbën 2:1, Leo Messi arriti në kuotën e 477 golave me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Për t’i shënuar këto 477 gola, Leos i është dashur t’i zhvillojë 552 ndeshje me Barcelonën. Por, sipas “OptaJose”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” këto gola i ka shënuar në 300 ndeshje, teksa nuk ka shënuar asnjë gol në 252 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button