Juventus zgjedh mes Kollashinac dhe De Sciglio

Klubi i futbollit Juventus dhe kampioni aktual i Italisë është në kërkim të qendërmbrojtësit të majtë sepse lojtarit me përvojë Patrice Evra (35) në verë i skadon kontrata. Sipas mediave italiane “Zonja e vjetër” dëshiron të sjell në radhët e saj përfaqësuesin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Sead Kollashinac (23) nga Schalke 04 ose për opsionin vendas Mattia De Sciglio (24) nga Milani.

Kontrata e Patrice Evra skadon në qershor dhe natyrisht shqyrton ofertat nga Valencia dhe Manchester United ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij. Mund të ndodh që futbollisti francez në janar të kthehet në Old Trafford.

Nga ana tjetër Juventusi tashmë është duke menduar rreth asaj se si për të mbushur boshllëkun që do të krijohet nga largimi i tij. Siç raportojnë mediat dëshira e trajnerit Massimilliano Allegri është De Sciglio, mbrojtësi i Italisë dhe Milanit me të cilin ka patur një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të zhdërvjelltë i cili mund të luajë pothuajse në të gjitha pozicionet e mbrojtjes në ekip.

Megjithatë, Milani nuk dëshiron ta lëshojë me qëllim që transferi i tij të kushtojë sa më shumë.

Opsioni më i mundshëm është Kollashinac i cili në verë do të jetë lojtar i ri, sepse i skadon kontrata me Schalken. Kollashinac ka lindur në Gjermani ku ka kaluar tërë karrierën e tij të deritanishme.

Ai kaloi akademinë në Karlshrue, Hooffenheim, Stuttgart dhe Schalke. Për ekipin e parë të klubit nga Gelsenkirchen debutoi në vitin 2012 me 19 vjet. Në kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës ka luajtur 17 ndeshje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button