Shiste heroinë në lulishten e xhamisë, dënohet me 18 vite burg

Një person i cili është kapur duke shitur heroinë në lulishten e një xhamie në Eskişehir të Turqisë, është dënuar nga gjykata me 18 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca për dhënien e vendimit është kryer në Gjykatën e Shkallës së 3-të në Eskişehir, ndërkohë në të ka qenë i pranishëm edhe i akuzuari Adnan Öztosun.

Në fjalën e tij ai ka mohuar akuzat ndërkohë që ka kërkuar lirimin. “Jam përdorues dhe jo tregtues. Kërkoj lirinë” është shprehur ai.

Öztosun është dënuar nga gjykata me 18 vite burg duke u shpallur fajtor për veprën e tregtimit të drogës në ambientet e kultit.

Ekipet policore arrestuan në flagrancë Adnan Öztosun-in më 18 tetor, ndërkohë që ai po tentonte të shiste heroinë në lulishten e një xhamie në Eskişehir. Gjatë kërkimit personit i është gjetur 5 gram heroinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button