A do të ketë arrestime për përgjimet? Ja si përgjigjet Zaev

“Për bisedimet do të presim që të mbarojnë të gjitha procedurat. Qytetarët deklaruan për ndryshime. Për atë disa herë e kam përsëritur se vullneti i shumicës së qytetarëve patjetër duhet të transformohet në vendoset në institucionet. Personalisht shoh se ekziston vetëdije për këtë dhe shpresoj se së shpejti është koha që Maqedonia të fitojë Qeveri të përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë”, kështu përgjigjet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në pyetjen “a prisni që të merrni mandat për formimin e qeverisë dhe a i keni filluar bisedimet”, për gazetën serbe “Kurir”, njofton Portalb.

Në lidhje me atë se a do të ketë arrestime për shkak të aferës së përgjimeve, Zaev, thotë se ka ardhur koha që institucionet të punojnë sipas Kushtetutës, ligjit dhe sipas nevojës së qytetarëve.

“Drejtësia patjetër të përmbushet. Ajo patjetër duhet të jetë porosi, jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin dhe për botën, pasi që askush nuk është i paprekshëm dhe se çdokush që ka bërë keq, e fiton dënimin. Patjetër duhet të jetë ashtu, që askujt, asnjë politikanit, të mos i shkoj më në mend që t’u bëjë diçka të ngjashme qytetarëve”, thotë Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button