Lëvizja BESA: E dënojmë ndalimin e Ramush Haradinaj në Francë

Lëvizja BESA e dënon dhe e vlerëson si të padrejtë aktin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga organet e rendit në Francë, edhe pse Tribunali i Hagës atë e ka liruar nga çdo akuzë.

“Me këtë rast apelojmë deri te shteti i Francës, por edhe te gjithë bashkësia ndërkombëtarë, si dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që sa më parë të ndërhyjnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë për lëvizje të lirë, që të ndërpritet maltretimi i mëtutjeshëm i zotëri Haradinajt. Po ashtu apelojmë që të respektohen institucionet politike të Republikës së Kosovës dhe mos të lihet hapësirë për agjenda të cilat e kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Mosazhurimi i procedurave për lëvizjen e lirë të z. Haradinajt mund të merret edhe si një mossukses i diplomacisë kosovare, andaj kërkojmë angazhim më të madh në këtë drejtim.” thuhet në reagimin e kësaj partie.

LEXO: Ja porosia e Ramush Haradinajt nga burgu i Francës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button