Flamur Çelaj dhe Edmond Zejno zënë vendet e Selamit e Tahirit në parlament

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka mandatuar dy deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes së mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, të cilët u preken nga dekriminalizimi, shkruan Lapsi.al, transmeton Portalb.mk.

Vendin e Selamit e zë drejtori i Aviacionit Civil, Flamur Çelaj, sipas listës së deputetëve të LSI. Ndërsa mandatin e Tahirit e merr Edmond Zejno i PDIU.

Ndarja e mandateve vjen në një kohë kur deputetët Selami e Tahiri e kanë ankimuar vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative dhe kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese ligjin e dekriminalizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button