Bajden e këshillon Trampin të fillojë të sillet si njeri i rritur

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden, i njohur për stilin e tij të hapur dhe formulacionet origjinale, mbrëmë e këshilloi presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp të sillet si njeri i rritur.

Në përgjigje të pyetjes në televizionin Pi-Bi-Es për shumicën e deklaratave të paparashikueshme të Trampit në Tuiter, nënpresidenti  i dha këshillë  manjatit të biznesit, i cili nga 20 janari do ta trashëgojë Obamën në Shtëpinë e bardhë.

“Rritu, Donald, rritu, erdhi ora të jesh i rritur, ti je president”, deklaroi duke qeshur Bajden. “Koha është të bësh diçka, të na tregosh  se për çka je i aftë”, shtoi nënpresidenti amerikan në shkuarje.

Në seri të kumtesave, të liferuar mbrëmë, Tramp e karakterizon shefin e pakicës demokratike në Kongres, Çak Shumer, si “kloun”, shënojnë mediat franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button