Yıldırım: Nuk do t’ia dalin ata që duan të përçajnë popullin në Turqi

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım pas sulmit terrorist të enjten arriti në Izmir, ku në aeroportin “Adnan Menderes” u tha gazetarëve se lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo luftë do të jetë e gjatë, por në fund fituesi do të jetë shteti i Turqisë dhe populli i saj. Askush në të mos të ketë as dyshimin më të vogël. Qytetarët tanë le të mos ndryshojnë mënyrën e deri tanishme të jetës, sepse nëse e bëjnë këtë, ata do t’i kënaqin organizatat terroriste”, tha ai Yıldırım.

Ai gjithashtu theksoi se nuk do t’ia dalin ata të cilët po përpiqen për të ndarë popullin në Turqi.

“Populli ynë duhet të dijë se ata kurrë nuk do t’ia dalin, kushdo qofshin, ata që duan të ndajnë këtë vend dhe të kërcënojnë unitetin midis njerëzve në vend. Në këtë do t’i parandalojë pikërisht uniteti dhe solidariteti i popullit”, tha Yıldırım.

Ai theksoi se terroristët dhe përkrahësit e tyre nuk respektojnë dhe nuk njohin kurrfarë vlere të shenjtë.

“Një sulm e kryen DEASH-i, tjetrin PKK-ja, pastaj FETO dhe në këtë mënyrë tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Kjo sigurisht është fillimi i fundit të tyre. Populli këtë duhet të dijë. Ata edhe më tëj do të përpiqen që të kryejnë sulme, por forcat tona të sigurisë nuk do t’i lejojnë dhe do të ndjekin çdo hap të tyre”, tha Yıldırım.

Në qytetin perëndimor turk të Izmirit, të enjten rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, ndodhi një sulm terrorist në afërsi të ndërtesës së gjykatës në këtë qytet. Nga shpërthimi i makinës bombë jetën e humbën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë. Policia ka neutralizuar dy terroristët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button