Arsyet e vërteta që këta 15 të famshëm nuk janë martuar kurrë (FOTO)

Martesa nuk është për këdo. Mjafton të shikoni këta persona, single apo çift, që nuk janë martuar kurrë. Ata kanë mendimin e tyre për martesën, shkruan Class.

Oprah Winfrey dhe Stedman Graham

Janë bashkë që prej vitit 1986 dhe ai i ka propozuar, por ajo nuk ka pranuar. Mamaja e saj ka thënë që për këtë e ka fajin miqësia e Oprah-s me shoqen e ngushtë, Gayle King dhe pasuria e saj.

Kurt Russell dhe Goldie Hawn

Ata janë bashkë prej 33 vjetësh dhe kanë një djalë bashkë, Wyatt Russell. Ata nuk janë martuar, sepse, sipas Hawn, “nëse je një person i pavarur, është e rëndësishme të mos martohesh”.

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick

Edhe pasi kanë tre fëmijë dhe kanë kaluar pothuaj dhjetë vjet bashkë, Kortney nuk u martua kurrë me Scott. “Më tremb ideja të eci e veshur nuse para gjithë njerëzve. Nuk më pëlqen të jem qendra e vëmendjes”, ka thënë ajo.

Tim Robbins dhe Susan Sarandon

Ata kishin 23 vite bashkë dhe kishin lindur dy djem para se të ndaheshin në vitin 2009. Susan ka thënë për People që ajo mendonte që nëse nuk martohesh, nuk e merr tjetrin sikur e ke të sigurt, aq lehtë.

Jon Hamm dhe Jennifer Westfeldt

Ata ishin bashkë për 18 vjet para ndarjes në vitin 2015, por nuk u martuan kurrë. Hamm ka shpjeguar që atij i mungonte delli për t’u martuar dhe asnjëri prej tyre nuk kishte shembuj të mirë martese në familje.

Charlize Theron dhe Stuart Townsend

Charlize Theron ka qenë me Stuart Townsend për 9 vite, duke filluar në 2002-shi deri në 2011-ën, por ata nuk u martuan kurrë. “Vërtet unë dua të kem një marrëdhënie të gjatë, por martesa nuk ka qenë kurrë e rëndësishme për mua.”

Joshua Jackson dhe Diane Kruger

Ata ishin bashkë për më shumë sesa dhjetë vjet para se të ndaheshin në vitin 2016. “Ne jemi të dy fëmijë prindërish të divorcuar, kështu që është e vështirë ta marrim martesën si tregues që je rritur dhe je i përkushtuar ndaj një personi tjetër.”

Eva Mendes dhe Ryan Gosling

Ata kanë qenë bashkë që në vitin 2011 dhe kanë dy vajza, por nuk janë martuar. Mendes shpjegon, por e ka pak gabim, “Martesa ka lindur për toka dhe prona, kështu që është një ide joramantike.”

Sarah Silverman

Megjithëse ka një marrëdhënie të lumtur me Michael Sheen që në 2014-ën, Sarah ka thënë në programin e Ellen DeGeneres që ajo nuk do të martohet deri sa martesat gay të jenë ligjore gjithandej.

Diane Keaton

Diane ka thënë që ajo nuk ka mundur të martohet sepse nuk e kishte kuptuar që martesa kërkonte më shumë sesa romancë. “Nuk është një tragjedi, por unë do kisha dashur t’i kisha blerë vetes një burrë.”

Jennifer Hudson dhe David Otunga

Ata kanë qenë të fejuar për nëntë vjet dhe kanë një djalë bashkë. Pse nuk janë martuar? J-Hud ka thënë, “Me t’u martuar, unë nuk do besoj më në divorc. Kështu, dua të jem plotësisht e sigurt më parë që do jemi të lumtur bashkë.”

John Cusack

John Cusack ka dalë me mbi 15 femra të famshme deri tani, përfshirë Claire Forlani, Janice Dickinson, Lili Taylor, etj.. Ai ka thënë, kur është pyetur pse nuk vendos të martohet, që “nuk i thotë shoqëria çfarë duhet të bëjë.”

Chelsea Handler

Chelsea ka qenë kundër martesës që kur u bë e famshme, por kohët e fundit ajo ka thënë që nuk i pëlqen të konformohet me idetë e zakonshme. “Tani që kam mbushur 40 vjeçe dhe askush nuk më kërkon të martohem, jam e hapur për t’u martuar.”

Sheryl Crow

Sheryl Crow ka qenë e fejuar tri herë, por nuk është martuar asnjëherë.

“Nuk mendoj që martesa është gjithçka. Është më mirë të kesh tre fejesa të prishura sesa tre divorce.”

Leonardo Dicaprio

Leonardo ka thënë për Parade, “Ajo kohë do vijë kur t’i vijë koha. Nuk mund ta parashikosh martesën. Nuk mund ta planifikosh.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button