Thaçi tregon çka u bisedua me liderët e partive shqiptare në Maqedoni
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar liderët e partive shqiptare të Maqedonisë, ku kanë diskutuar për nevojën e një koordinimi ndërshqiptar atje, transmeton Indeksonline.
Thaçi ka bërë të ditur se lidhur me këtë, të gatshëm janë shprehur Aliu, Bilalli e Ziadini.
“Bashkë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, sot diskutuam për nevojën e një koordinimi më të mirë ndërshqiptar atje, duke u bazuar në respektimin e vullnetit të votuesve dhe në riafirmimin e përcaktimeve programore dhe strategjike. Aliu, Bilalli dhe Ziadini shprehen gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.”- është shprehur Thaçi në lidhje me takimin e sotëm.