Shqipëri, dy të vdekur nga virusi i gripit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka informuar se aktualisht janë vetëm dy raste të konfirmuara për personat që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lidhur me raportimet sot në disa media për fatalitete si pasojë e epidemisë së gripit që po kalon vendi ynë, Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht janë vetëm dy raste të konfirmuara për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës. M.K. 70 vjeç, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë më datë 2 janar 2017. A. N. 71 vjeç, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë po atë ditë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore në vend po ndjekin nga afër situatën për të vërtetuar nëse ka viktima të tjera nga ky virus.

Dy ditë më parë me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend dhe për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë, ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6 dhe 7 janar 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button