Zbulohen kontaktet e ushtarakëve me njësinë që tentoi atentat ndaj Erdoganit

Përcaktohet se të dyshuarit për tentativën e atentatit ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, kanë patur kontakte me ushtarakët puçistë të cilët pas tentativës për grusht shteti u larguan në Greqi dhe ndaj të cilëve kërkohet ekstradimi në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga hetimet e kryera në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik të FETO-s nga byroja e anti-terrorizmit dhe krimit të organizuar të kryeprokurorisë së Stambollit, theksohet se ka patur një zhvillim të ri në lidhje me ushtarakët të cilët pas tentativës për grusht shtetit u larguan në Greqi dhe ndaj të cilëve kërkohet ekstradimi në Turqi.

Mes kolonelit Ali Aktürk dhe nënkolonelit Davut Uçum të cilët kanë qenë në krye të ekipit që ishin pjesë e tentativës për atentat ndaj presidentit Erdoğan në qytetin Marmaris, zbulohet se ka patur biseda telefonike të ndërsjella me ushtarakët kapiten Abdullah Yetik, majorin Ahmet Güzel, kapter i parë Mesut Fırat, kapiten Ferudun Çoban të cilët janë përcaktuar se gjatë tentativës për grusht shteti kanë qenë me detyrë në një vend tjetër dhe të cilët janë arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti.

Në hetimin e kryer është pacaktuar se koloneli Ali Aktürk i cili është i arrestuar, gjatë tentativës për grusht shteti ka kryer 3 herë bisedë me kapiten Abdullah Yetik, dhe 1 herë me majorin Ahmet Güzel. Ndërkohë edhe një tjetër i arrestuar Davut Uçum është përcaktuar se ka kontaktuar 12 herë me kapitenin Abdullah Yetik, 2 herë me kapiten Ferudun Çoban dhe 1 herë me kapter i parë Mesut Fırat.

Gjithashtu bëhet e ditur se konkluzionet në fjalë për kontaktet i janë shtuar dosjes së ekstradimit nga kryeprokuroria e Stambollit dhe i është përcjellë autoriteteve të Greqisë.

Autoritetet gjyqësore në Greqi pritet që brenda këtij muaji të japin vendimin në lidhje me ushtarakët puçistë të arratisur në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button