Arrestohet në Athinë liderja e grupit të së majtës ekstreme

Policia e Greqisë ka njoftuar sot për arrestimin e lideres së grupit të së majtës ekstreme, Lufta Revolucionare, Pola Roupa, e cila për katër vite qëndroi në arrati, pasi paraprakisht i ishte nënshtruar një procesi gjyqësor për terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e policisë thuhet se 48 vjeçarja Pola Roupa u arrestua të enjten në mëngjes në Athinë, ndërkohë që kishte arrestuar edhe një shtetase tjetër 25 vjeçare, në banesën e së cilës ishte fshehur Roupa.

Ajo u shpall fajtore në mungesë për pjesëmarrje në grupin anarkist Lufta Revolucionare.

Nga shkaku i vonesës në veprimet gjyqësore, Roupa kaloi 18 muaj në burgun hetues, që është koha maksimale e lejuar sipas legjislacionit grek, për çka u lirua me masën e paraqitjes së rregullt në stacionin policor.

Megjithatë, në vitin 2012 ajo iku bashkë me partnerin e saj Nikos Maziotis, një i dyshuar tjetër për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Maziotis u arrestua sërish në vitin 2014.

Lufta Revolucionare akuzohet për një sërë sulmesh në mesin e të cilëve ai me raketëhedhës mbi ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë, por fatmirësisht në asnjërin nuk ka pasur viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button