Dështon Morata, Juventus ia merr Realit dy yjet tjerë për Dybalan

Juventus është i hapur për të negociuar shitjen e Paulo Dybalas. Drejtuesit italian iu kanë dërguar dy emra zyrtarëve të Real Madridit, që mund të përfshihen në operacionin Dybala.

Bëhet fjalë për dy mesfushorët Toni Kroos dhe Luka Modric, përcjellë “lajmi.net”.

Juve dëshiron ta forcojë mesfushën dhe cilido prej gjermanit dhe kroatit, do të ishte një super-përforcim për këtë repart.

Ndërkohë, Reali ka bërë gati 90 milionë plus Alvaro Moratan, por siç duket në Torino nuk e preferojnë këtë ofertë.

Mbetet të shihet nëse madrilienët do të vendosin të fusin në “pako” ndonjërin prej Kroos dhe Modric, ku sigurisht që duhet të shtojnë edhe shumë miliona euro. /Lajmi.net/

14613372039504

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button