Zafir Berisha për arrestimin e Ramush Haradinajt: A ka qeveri ky vend a jo?!

Në lidhje me raportimin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është arrestuar/ndaluar në Francë, ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë me fletëarrest nga Serbia tregon se sa vlejnë rezolutat e Kuvendit Kosovës, për fat të keq rezolutat e Kosovës kanë ndikim deri te muri në Mitrovicë. “Turpi brina s’ka”… A ka qeveri ky vend a jo!? A durohen më eksperimentet që bëhen me ish-luftëtarët? Hashim, Isa e Kadri ku jeni strukë, në cilën birë të miut jeni?”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button