LSDM-ja i bëri thirrje MPB-së të zbardh incidentin e mbrëmshëm

LSDM-ja i bëri thirrje MPB-së që të zbardh sa më shpejtë incidentin e mbrëmshëm, ku në afërsi të selisë së LSDM-së në lagjen Karposh të Shkupit, u hedh bombë nga persona të panjohur.  

 “Ajo që ne na shqetëson është se Ministria e Brendshme dje doli me qëndrim se mbase në shënjestër të sulmit nuk ka qenë selia e LSDM-së edhe pse hetimi akoma nuk kishte nisur. E gjithë kjo i hedh një njollë të zezë procesit parazgjedhor i cili duhet të kalojë qetë. LSDM apelon dhe kërkon nga MPB ta kryejë hetimin në mënyrë profesionale, efikase dhe t’u zbulojë aktorët e sulmit”, tha Stefan Bogoev, kryetar i degës rinore të LSDM-së

Minsitria e Brendshme nuk ka akoma informata rreth aktorëve apo motivit të sulmit të mbrëmshëm me bombë. Zëdhënësi Ivo Kotevski tha se hetimet janë në rrjedh e sipër, dhe po punohet në zbardhjen e incidentit. Gjatë sulmit të mbrëmshëm nuk pati të lënduar, por u dëmtuan 6 makina. Ndërkaq shpërthimi me bombë ndodhi teksa 30 të rinj të degës rinore të LSDM-s po mbanin mbledhje.

Rastin e dënuan edhe partitë politike. Nga VMRO DPMNE u bënë thirrje partive politike të shmangin keqpërdorimet politike rreth kësaj ngjarjeje dhe t’i japin mundësisë institucioneve të zbulojnë aktorët dhe motivet e sulmit. Edhe nga BDI-ja apeluan që sa më shpejtë të zbardhen rrethanat rreth këtij incidenti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button