Në Shqipëri zyrtarisht janë regjistruar 60.000 përdorues droge

Sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri ka rreth 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë.

Siç transmeton TCH, rreth 20 për qind e përdoruesve janë heroinomanë, 15 për qind përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marijuanës.

“Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë. Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit”, shprehet Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën “Aksion+”

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

“Thjesht, mos e provoni”, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button