Ndotja e ajrit në Kinë, për herë të parë “alarm i kuq kombëtar”

Në rajonet e veriut dhe lindjes së Kinës është dhënë për herë të parë “alarmi i kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë “alarmin e kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu.

Qendra Meteorologjike ka njoftuar se dukshmëria ka rënë nga 500 deri në 50 metra. Ajo ka kërkuar gjithashtu që të merren masa në aeroporte, rrugë dhe porte, si dhe iu ka kërkuar shoferëve që të ecin me shpejtësinë e duhur për shkak të ndotjes.

Javën e shkuar në Kinë u dha alarmi i ndotjes për 23 qytete, ndërkohë që u anuluan shumë fluturime në Pekin dhe Tienxhin. Në disa zona autoritetet urdhëruan ndalimin e ndërtimeve dhe mbylljen e shkollave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button