Një burrë i moshuar viktima e parë e valës së ftohtë në BeH

Një burrë i moshuar vdiq nga ngrirja në rrethinën e qytetit Foça në Bosnjë e Hercegovinë dhe ai është viktima e parë e valës së ftohtë, e cila e  përfshiu BeH-në, në ditët e para të janarit.

Policia e Sarajevës konfirmoi sot se trupi i burrit 88 vjeçar është gjetur mbrëmë në pyll pranë fshatit Milevina.

Trupi është gjetur nga gjuetarët. Burri ka qenë i veshur me veshëmbathje të hollë dhe supozohet se ka vdekur gjatë natës, kur temperaturat kanë rënë deri në minus 15 gradë Celsius.

Meteorologët boshnjak paralajmërojnë se në ditët në vijim në BeH arrin valë e re e të ftohtit. Në Sarajevë gjatë fundjavës priten temperatura deri në minus 22 gradë Celsius gjatë natës, ndërsa të ditës të arrijnë rreth 12 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button