Numri më i madh i bizneseve në Maqedoni kanë deri në 9 të punësuar
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i subjekteve aktive të biznesit në Maqedoni në vitin 2013 është 71.290.
Pjesëmarrje më të madhe e kanë sektorët: Tregtimi, riparimi i veturave, ndërsa industria prodhuese numëron 7 918 subjekte ose 11 për qind.
Pjesëmarrje më të vogël e kanë sektorët: Xehetaria me gjithsejtë 164 subjekte dhe furnizimi me energji elektrike me 132 subjekte.
Sipas numrit të të punësuarve në subjektet e biznesit, 85 për qind e këtyre subjekteve kanë nga 1 – 9 të punësuar, pastaj vijnë subjektet me numër të pa verifikuar të të punësuarve.