Osmani: Thirrje e fundit për VMRO-në ta pranojë kandidatin konsenzual

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot para gazetarëve tha se partia e tij mbetet në qëndrimin e njëjtë nëse nuk pranohet kandidati konsenzual nga VMRO-ja ata nuk do të marrin pjesë zgjedhje. Edhe pse kanë takime me VMRO-në ata nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje ndërsa VMRO është shumë afër ta përkrahë presidentin aktual, Gjorge Ivanov.

“Kjo është thirrje e fundit për VMRO-në që të mendojë rreth këtij qëndirmi të BDI-së se nëse nuk pranohet koncepti i kandidatit konsenzual, BDI nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje presidenciale. Më se paku që na duhet është një president që nuk pranohet nga një e treta e banorëve të Maqedonisë. “ tha Osmani.

Sipas tij, për zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të iniciojë ndryshim të Kushtetutës për ta zgjedhur kryetarin në Parlament. 

Ai nuk komentoi iniciativën e PDSH-së e cila do të del me kandidat të vetin.

“Presim vendimin e tyre zyrtar, sidoqoftë ne nuk do të jemi pjesë e një procesi ku do të mbivotohet vullneti shqiptar ku ata janë vetëm aktorë për dhënien e një legjitimiteti të rrejshëm kurse vota e tyre nuk është vendimtare. “tha Osmani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button