VMRO-DPMNE: Për ajrin e ndotur në Kumanovë, fajet i ka LSDM

VMRO-DPMNE e akuzon opozitën se ajo është fajtore për ndotjen e enorme në vend. Nga partia për herë të parë dolën me konferencë për shtyp në lidhje me ndotjen e ajrit dhe e akuzuan LSDM-në se nuk merr masa edhe pse kanë paralajmëruar në periudhën parazgjedhore, njofton Portalb.

“Për momentin Kumanova është qyteti  me ajër më të ndotur në Republikën e Maqedonisë me grimca PM10 prej 220 mg/m3. Siç shihet kryetari i Komunës dhe Vetëqeverisjes lokale nuk bën asgjë dhe nuk ndërmerr asnjë masë për zvogëlimin e ndotjes së qytetit tonë. Të ishte e kundërta, Kumanova sot nuk do të ishte lider i ndotjes në shtetit tonë. Dëshmitarë ishim se LSDM në fushatën zgjedhore ka premtuar masa me të cilat do të ulet ndotja e ajrit. Parashtrohet pyetja se pse në këtë komunë, me të cilën udhëheqë LSDM-ja nuk janë ndërmarrë këto masa. Kërkojmë nga kryetari i Komunës që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërmerr masa konkrete që urgjentisht të ulet ndotja e ajrit”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje, shtojnë se kanë pasur zgjidhje për këto probleme nëpërmjet “masave konkrete dhe reale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button