Binjakët e lindura në vite të ndryshme!!

Holly dhe Brandon Shay u befasuan kur mësuan që do të prisnin binjakë, por të papriturat do të vazhdonin. Nënës i nisën dhimbjet e lindjes në prag të vitit të ri, por ajo që e shndërroi lindjen e dy djemve në një ngjarje të rrallë, ishte që ata u lindën në dy vite të ndryshme!

Sawyer, lindi në orën 23:51, në prag të vitit të ri dhe vetëm 10 minuta më vonë, në 00:01 a.m. ditën e parë të vitit lindi Everett.

“Sawyer u lind në 2016…një vit më parë ,” tha Dr. Allan Sawyer.

Njëzet e dy ditë para daljes në pension, Dr. Sawer thotë që nuk mund të priste një mënyrë më të mirë për të mbyllur karrierën e tij 25-vjeçare dhe fakti që ka fituar një garë të rrallë mes spitaleve, për lindjen e parë dhe të fundit të vitit, aq më mirë.

“Duket si një lojë… çfarë kohe për të lindur fëmijët!” ka thënë ai.

Prindërit janë mirë. Të lodhur, por të kënaqur dhe binjakët janë të shëndetshëm.

“Oh po… kanë qejf të gërhasin dhe gromësijnë”, ka thënë Holly dhe Brandon.

Edhe pse familja Shay do ta lërë spitalin shumë shpejt me ca bagazhe më shumë, kjo nuk është ndarje për Dr. Sawyer dhe binjakët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button