Kadriu: Ivanov mund të mandatojë Gruevskin

Kushtetuta është e qartë. 10 ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare,  kreu i shtetit i jep mandatin kreut të partisë apo koalicionit që arrin të sigurojë të paktën 61 deputetë.
Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re.
Profesori universitar Bekim Kadriu për RTVM thotë se në këtë moment është e paqartë se kush do të jetë mandatari I ardhshëm por duke pasur parasysh afërsinë me VMRO-DPME-në, presidenti Ivanov mund edhe t’ia japë mandatin NIkolla Gruevskit, si lider I partisë me më shumë deputetë, edhe pse nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button