Policia turke është në kërkim të sulmuesit, kryeministri konvokoi seancë të Këshillit të Sigurimit

Policia turke është në kërkim të sulmuesit, i cili hapi zjarr në klubin e natës në Stamboll gjatë festës së Vitit të Ri.

Në sulmin, të cilin autoritetet e cilësuan si terrorist, janë vrarë 39 persona, ndërsa rreth 70 janë plagosur.

Sulmuesi ka ardhur me taksi deri tek objekti dhe ka hyrë në të i veshur si Plaku i Vitit të Ri. Në diskotekë ai ka filluar të bërtasë në gjuhën arabe dhe të gjuajë me armë zjarri drejt mysafirëve.

Sipas dëshmitarëve okularë ai ka shtënë rreth 10 deri 15 minuta. Disa prej njerëzve në panik kanë kërcyer në ujërat e Bosforit. Ata janë shpëtuar nga policia kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu deklaroi se sulmuesi nuk është identifikuar dhe se akoma ndodhet në liri. Para se ta braktis klubin ai i ka hequr rrobat. Sipas ministri sulmuesit supozohet se sulmin e ka kryer vetë.

Mediat turke në raportet e tyre megjithatë nuk pajtohen rreth asaj nëse kanë qenë një apo dy sulmues.

Agjencia shtetërore turke Anadolia njofton se ka qenë një sulmues ndërsa televizioni privat NTV thekson se kanë qenë dy sulmues, prej të cilëve të paktën njëri është veshur si Plaku i Vitit të Ri si dhe se kanë mbajtur armë me “gypa të gjatë”.

“Të paktën 15 prej të vdekurve janë shtetas të huaj”, tha Sojlu, me ç’rast nuk e kumtoi nacionalitetin e tyre.

Pesë prej viktimave janë identifikuar si shtetas turq, ndërkaq që autoritetet akoma janë duke e përcaktuar identitetin e të tjerëve. Të paktën tre prej të vrarëve kanë qenë të punësuar në klub. Një prej të vdekurve është polic.

Të paktën 69 persona janë hospitalizuar, ndërsa gjendja e katër prej tyre është kritike.

Pas sulmit kryeministri, Binali Jilldirim konvokoi seancë të Këshillit të Sigurimit, e cila filloi në orën 12:30 sipas kohës lokale.

Në ndërkohë në Internet u paraqit një video nga sulmi, në të cilën shihet sulmuesi i veshur në kostum të Plakut të Vitit të Ri.

Klubi Reina, ku është kryer sulmi, ndodhet në kuartin Ortakoj, në distriktin Beshiktash. Në momentin e sulmit, sipas vlerësimeve të ndryshme, atje kanë qenë midis 500 dhe 700 persona.

Në rrugët e Stambollit për Natën e Vitit të Ri janë sistemuar 17 mijë policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button