Putin i shprehu ngushëllime Erdoganit për shkak të sulmit në Stamboll

Presidenti rus, Vlladimir Putin i shprehu ngushëllim shefit të shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan lidhur me vrasjen e shtetasve turq dhe të huaj gjatë sulmit terrorist mbrëmë në një klub nate në Stamboll, kumtoi pres shërbimi i Kremlinit.

“E kam të vështirë të imagjinoj vrasje më cinike të civilëve gjatë festave të Vitit të Ri. Për terroristët megjithatë janë të huaja rregullat e moralit njerëzor. Detyrë e jona e përbashkët është që të bëjmë rezistencë të përbashkët ndaj agresionit terrorist”, theksoi Putin në telegramin ngushëllues.

Ai konfirmoi se në luftën me këtë të keqe Rusia mbetet partner i Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button