Fondacioni DAUTI ndau 140 bursa për nxënës dhe studentë

Në manifestimin e organizuar nga Fondacioni DAUTI u bë ndarja solemne e bursave për nxënës dhe student për vitin akademik 2013/14. 

Është viti i tretë me radhë që Fondacioni DAUTI kurorëzon suksesin e 140 nxënësve dhe studentëve, program i cili për qëllim ka përkrahjen e arsimit. Gjithsej nga 140 bursistë, bursa fituan 70 nxënës, 65 studentë dhe 5 studentë të talentuar nga gjithë Republika e Maqedonisë.
 
Realizimin e këtij programi për tre vjet me radhë e përkrahën shumë kompani, kurse këtë vit si donatorë ishin Prince Enterprise me 20 bursa, Alma-M me 10 bursa, Dauti Transportshped me 10 bursa, Izvor me 10 bursa, Frukt Import 3 bursa, Rozen Center 3 bursa, Uniqa 2 bursa dhe Dauti Komerc, të cilëve iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë projekt nga kryetari i OEMVP, Menders Kuçi. 

Përkrahja e Fondacionit DAUTI  tregon se kompanitë shqiptare tregojnë një përgjegjësi shoqërore të lart, duke ndihmuar proceset edukativ-arsimore. Gjatë këtij manifestimi ishin prezent përfaqësues të institucioneve qeveritare, institucioneve arsimore, sektorit civil, personalitete të rëndësishme si dhe dashamirë të Fondacionit DAUTI. 

Këtij auditoriumi iu drejtuan poashtu dhe themeluesi i Fondacionit DAUTI, Xhemail Dauti, i cili shpalosi vizionin e këtij institucioni duke ju ofruar mundësi dhe kompanive tjera që edhe ata të jenë pjesë e realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të mirën e shoqërisë.
 
Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, përshëndeti këtë vullnet të lart të kompanive që u japin përkrahje këtyre të rinjve në formësimin e tyre intelektual dhe akademik. 

“Fituesve të bursave ju dëshirojmë të bëhen edhe më të suksesshëm në rrugën e tyre profesionale dhe akademike. Sot ne prej jush kërkojmë nga ju vetëm një gjë – t’i përkushtoheni vetvetes, përsosjes tuaj me dituri, ngase borxhin më të madh e keni ndaj vetes, e ashtu dot’ i kontribuoni më së miri të gjithëve përreth jush. Fondacioni DAUTI do vazhdojë edhe në të ardhmen t’ju mbështes që ju të realizoni atë që shoqëria pret nga ju”, tha drejtori ekzekutiv, z.Sokol Zeqiri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button