Juventus sundon edhe në Torino

Në kuadër të xhiros së 25-të , të Serie A Ligës Italiane u takuan Juventus dhe Torino , ku ngadhënjyen bardhezinjët me rezultat 1:0.
Golin e vetëm për Juventusin e shënoi Carlos Tevez në minutën e 30-të të ndeshjes.

Torino bëri përpjekje të shumta për të barazuar rezultatin por sulmet e tyre ishin të pasuksesshme duke e humbur edhe një derbi të qytetit të ashtuquajturin ‘Derby Della Mole’.

Juventus me këtë fitore përsëri rikthen avantazhin prej 9 pikëve nga ndjekësi më i afërt nga Roma e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button