Ja kalendari i kuqezinjve për Euro 2016

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mësuar kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit 2016. Kuqezinjtë e Giani De Biasit, bëjnë pjesë në Grupin I, së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Në këtë grup është përfshirë edhe Franca, mirëpo kjo e fundit është organizatore e Evropianit dhe do të zhvillojë ndeshje me skuadrat e tjera të këtij grupi vetëm në aspektin miqësor, në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazën finale.

Shqipëria do ta nisë fushatën kualifikuese në udhëtim kundër Portugalisë, më 7 shtator të këtij viti, derisa ndeshjen e parë në shtëpi e luan më 11 tetor kundër Danimarkës në Elbasan. Ndërkohë, katër ditë pas kësaj sfide do të udhëtojë në Beograd, ku do të ballafaqohet me Serbinë.

Portugali-Shqipëri, 7 shtator 2014, 20:45
Shqipëri-Danimarkë, 11 tetor 2014, 20:45
Serbi-Shqipëri, 14 tetor 2014, 20:45
Shqipëri-Francë, 14 nëntor 2014, 20:45
Shqipëri-Armeni, 29 mars 2015, 18:00
Francë-Shqipëri, 13 qershor 2015, 20:45
Danimarkë-Shqipëri, 4 shtator 2015, 20:45
Shqipëri-Portugali 7 shtator 2015,20:45
Shqipëri-Serbi, 8 tetor 2015, 20:45
Armeni-Shqipëri, 11 tetor 2015, 20:45

Lajme të ngjashme

Back to top button