Nënshkruan për ri-kandidimin e Ivanovit apo na bënë sytë?

Një iniciativë kontroverse është dërguar në VMRO DPMNE si përkrahje për Gjorge Ivanovin për kandidat të kësaj partie, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Mediat në gjuhën maqedonase raportojnë për një peticion të nënshkruar nga rreth 50 intelektualë, profesorë, peshkopë, hoxhallarë e akademikë.

Por menjëherë pas publikimit të emrave, 3 nga të përmendurit si nënshkrues të peticionit kanë mohuar ta kenë firmosur çfarëdo lloj iniciative apo përkrahje për presidentin aktual.

Rektori i Universitetit “Shën Kirili e Metodi” Velimir Stojkovski, bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska dhe ish hendbollistja Indira Kastratoviq publikisht kanë përgënjeshtruar përfshirjen e tyre në këtë iniciativë.

Ndërkohë iniciativën e tillë e ka konfirmuar edhe VMRO DPMNE-ja, por pa bërë publike emrat e nënshkruesve, pas kundërthënieve dhe përgënjeshtrimeve nga aktorët e përmendur në media. Gjorge Ivanov është nominimi i dytë në konkursin e hapur publikisht nga VMRO DPMNE-ja për kandidatë eventual për president. Zgjedhjen do ta bëjnë 1300 delegatë në konventën zgjedhore më 1 mars në sallën universale në Shkup. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button