2016-ta, “Viti kur vdiq muzika”

Viti 2016 po cilësohet nga mediat botërore si viti më i keq për muzikën, pasi në këtë vit u larguan disa nga ikonat e muzikës botërore.

Ky vit po krahasohet me 11-mujorin mes 1970-’71, kur u larguan nga kjo botë yjet si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison dhe Louis Armstrong, transmeton Koha.net.

Edhe 3 shkurti i vitit 1959 ishte i mallkuar për muzikën, madje ajo ditë quhet “DIta kur vdiq muzika”. Atë ditë tre rokerët e rinj që po ngjisnin shkallët furishëm, Buddy Holly, Ritchie Valens dhe J.P. “The BIg Bopper” Richardson vdiqën pasi aeroplani me të cilin po fluturonin u rrëzua.

Kurse viti 2016, nga CNN po quhet “Viti kur vdiq muzika”, pasi u larguan shumë emra nga kjo botë:

10 janar – David Bowie
17 janar – Glenn Frey
28 janar – Paul Kanter
4 shkurt – Maurice White
4 mars – Joey Feek
11 mars – Keith Emerson
23 mars – Phife Dawg
6 prill – Merle Haggard
21 prill – Prince
10 nëntor – Leonard Cohen
13 nëntor – Leon Russell
18 nëntor – Sharon Jones
7 dhjetor – Greg Lake
25 dhjetor – George Michael

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button