Rama: Presidentin e zgjedhim ne

Shprehja e ambicies së Nishanit është kohë e humbur. Presidentin do ta zgjedhë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe besoj se do të kemi disa mundësi të zgjedhjeve tha kryeministri Rama sot, transmeton Top Channel.

“Presidentin e ri do ta vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi në vitin 2016, emri i presidentit të ri i takon vitit të ri 2017, dhe periudhës kur do të zgjidhet presidenti. Unë jam kryetari i parë i një partie politike që kur kam bërë listën e deputetëve kam kërkuar dëshminë e penalitetit. Të gjithë ata që kanë hyrë kanë sjellë dëshminë. Në vitin 2013 në Shqipëri i vetmi dokument zyrtar për të provuar pastërtinë e figurës së një personi ishte dëshmia e penalitetit. Virgjëresha e re që më tregoi mua imoralitetin në raport me këtë aspekt i shpreh vetëm përçmimin tim më të madh”, tha Rama.

Për Ramën partneriteti me LSI është strategjik është domosdoshmëri shoqërore sepse kur këto dy forca kanë qënë të ndarë Shqipëria ka vuajtur.

“Partneriteti i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është partneriteti im me Ilir Metën. Ky partneritet strategjik është përtej nesh, në këndvështrimin tim. Është një domosdoshmëri shoqërore për vendin për të pasur dy parti dhe një forcë të madhe progresive të qëndrës së majtë që bën reformat që ka bërë. Prirjet taktike janë të mirëkuptueshme. Për ne nuk ka një nevojë taktike që të bëjmë sikur mos ta duam, sikur ta shikojmë, sikur të presim. Për LSI është kjo lloj taktike, e respektueshme”, u shpreh kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button