Xhabir Deralla, kryetar i OJQ “Civil”
Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?
Përgjigjja:
Pritjet, nevojat dhe shpresat janë tre gjëra të ndryshme në këtë rast.
Pritjet e mia personale janë të shohim më shumë përgjegjësi nga strukturat politike relevante në vend. Kurse nevojat e këtij vendi janë të tejkalohet sa më shpejtë kriza politike, zgjedhjet lokale që na presin dhe me gjasë edhe ato parlamentare këtë vit të jenë më të lira nga ato që i pamë në dhjetor. Shpresat janë që gjithsesi mentaliteti autoritar jodemokratik i udhëhequr nga kusherinjtë Gruevski-Mijallkov përfundimisht të përballet me përgjegjësi për procedurat, për të cilat ekzistojnë më shumë faktorë se bashkëpunojnë me ligjin.
Kuptohet prognoza është se do të kemi krizë të vazhdueshme, që do ta dridh vendin dhe do ta shkatërrojë stabilitetin e saj.