Konferenca e fundvitit, Rama: Ekonomia, aspekti më i suksesshëm i vitit (VIDEO)

Ne konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama preku një sërë çështjesh. Kryeministri e çeli me ekonominë, duke theksuar se ajo është në rrugën e duhur falë një procesi të gjerë reformash.

“Ekonomia e 2016-s është pa asnjë dyshim aspekti më kuptimplotë i një procesi reformash që kanë filluar të çelin rrugën e re në drejtimin e duhur. Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sipas gjithë parashikimeve do të mbyllet këtë vit me një rritje midis 3.3 dhe 3.5 për qind. jemi larg kufirit të ambicies tonë me një rritje prej 5%. Asnjëherë më parë rritja e rrogave dhe pensioneve nuk është shoqëruar me ulje borxhi, por përkundrazi është bërë me rritje të borxhit”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek dëmshpërblimi i banorëve të përmbytur si dhe zerimi për kamatëvonesat e energjisë për familjet në nevojë dhe pensionistët.

“Qeveria jonë nuk harron askënd dhe nëse mundësitë nuk janë për t’u përgjigjur në çast, pa dyshim kur vjen momenti, ne japim përgjigje. Këtë mund ta dëshmojnë të gjitha familjet që papritur marrin dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button