Gjirokastër, kapet 1 ton drogë

Një sasi prej 1 tonë drogë është bllokuar mbrëmjen e shkuar nga policia e Gjirokastrës. 

Lënda narkotike u sekuestrua në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa në pranga përfundoi edhe drejtuesi i kamionit, një 45-vjeçar nga Tirana. Policia çoi në pranga shtetasin Ardian Serezi.

Operacioni i koduar “Ujëvara” nisi pas informacioneve të mbërritura në polici më herët. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur javët e fundit në këtë Qark. Fshati Lazarat është prodhuesi kryesor i hashashit, nga i cili furnizohen trafikantët nga Greqia dhe Italia.

Lajme të ngjashme

Back to top button