FORBES – Aktorët më të pasur të vitit 2016

Aktorja amerikane, Scarlett Johansson u rendit në krye të klasifikimit të revistës “Forbes” për vitin 2016 si artistja më produktive e kinemasë, me 1,2 miliardë dollarë të ardhura.

Komediania 32-vjeçare, e cila ka luajtur në veprën e fundit të recitalit mitologjik të Marvelit, “Captain America: Civil War”, u rendit në krye të klasifikimit botëror të “Forbes” për vitin 2016 me 1,2 miliardë dollarë të ardhura.

Viti 2016 ka qenë i mirë për Scarlett Johansson, e cila u rendit e treta në rang të klasifikimit të revistës “Forbes” të aktoreve më të mirëpaguara, publikuar në gusht, me të ardhura vjetore të vlerësura rreth 25 milionë dollarë.

Është Jennifer Lawrence, e cila u rendit në krye të klasifikimit individual femëror, por filmat e saj në vitin 2016 si “X-Men: Apocalypse” et “Passengers”, nuk kanë pasur sukses në kinema për t’u renditur mes aktoreve më produktive.

Klasifikimi i revistës “Forbes”, publikuar të martën, nuk merr parasysh të ardhurat nga filmat e animuar si “Libri i Xhunglës” (“Livre de la jungle”) të Disney, i katërti me suksesin më të madh botëror në vitin 2016 me 967 milionë dollarë… dhe zëri i Scarlett Johansson.

– Më poshtë vijojnë aktorët më fitimprurës të vitit 2016 (në dollarë )

Scarlett Johansson – 1,2 milliard

Chris Evans – 1,15 milliard

Robert Downey Jr. – 1,15 milliard

Margot Robbie – 1,1 milliard

Amy Adams – 1,04 milliard

Ben Affleck – 1,02 milliard

Henry Cavill – 870 million

Ryan Reynolds – 820 million

Felicity Jones – 805 million

Will Smith – 775 million.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button