Bosnja padit tre persona për Krime Lufte

Prokurori i Departamentit të Veçantë për Krime Lufte ka ngritur padi kundër Safet Isakoviç (1973), Ibrahim Gjuliç (1968) dhe Nisvet Poriç (1972) për vrasjen e tre të burgosurve në Bosanska Krupa. Këta persona akuzohen për vrasjen e tre të burgosurve të luftës, në verën e vitit 1995 në Bosanska Krupa, ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata akuzohen se gjatë luftës dhe konfliktit të armatosur në BeH, Isakoviç si komandant dhe pjesëtar i njësitit “Gazije”, të korpusit të 5-të të Ushtrisë së BeH, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Konventës së Gjenevës për mbrojtjen e të burgosurve të luftës, të plagosurve dhe të sëmurëve, sipas prokurorisë.

Më tej theksohet se i akuzuari, në korrik 1995, në zonën malore Çorkovaça, në komunën Bosanska Krupa, personalisht dhe drejtpërdrejt, ka shtënë me armë zjarri dhe kanë kryer vrasjen e tre pjesëtarëve të arrestuar të Ushtrisë së Republikës Srpska, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur.

Aktakuza është dërguar në Gjykatën e BeH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button