Gjatë 5 viteve 340 ekzekutime në Korenë e Veriut!
Njoftohet se në Korenë e Veriut që nga viti 2011, kur në pushtet erdhi Kim Jong-un janë ekzekutuar 340 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti për Strategji Kombëtare të Sigurisë (INSS) me qendër në Korenë e Jugut, në raportin e publikuar me temë “Pushteti 5 vjetor i Kim Jong-un: Menaxhimi i Keq”, thekson se lideri i ri i cili kaloi në krye të Partisë Koreane të Punëtorëve pas vdekjes së babait të tij Kim Jong-Il ka përdorur dënimet me vdekje për të përforcuar pushtetin e tij.
Në raport u theksua se gjatë pushtetit 5 vjeçar të Kim-it nga 340 të ekzekutuar 140 janë zyrtarë të lartë qeveritar, ndërsa të tjerët janë zyrtarë të ushtrisë ose partisë që ai drejton.
Ndër të ekzekutuarit gjendet edhe xhaxhai i Kim-it, zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, Chang Song Thaek. Chang i cili u ekzekutua në vitin 2013 me akuzën e korrupsionit, pretendohet se është hedhur përpara qenve të uritur.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol ishte ekzekutuar në vitin 2015 në Pyongyang me predhë antiajror përpara një turme njerëzish.
Lideri i ri Kim Jong-un kishte marrë detyrën e qeverisjes së vendit pasi babai i tij kishte humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër më 17 dhjetor 2011.