Presidenti Ivanov nuk ka kujt t’i drejtohet këtë vit

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, fjalimin e tij të fundvitit, do ta mbajë në kabinetin presidencial në Vodno. Përbërja e re parlamentare do të konstituohet nesër, më 30 dhjetor, por ai ka vendosur që ta mbajë traditën për datën, por jo edhe formatin e fjalimit, njofton Portalb.

Dy vitet e fundit të krizës politike në Maqedoni, Ivanov i cili e kryen detyrën e kryetarit, kryesisht i ka kaluar në qetësi dhe heshtje. Vitet e kaluara ai asjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë hap që të kujtohet nga të gjithë qytetarët, hapur e ka përprahur partinë e VMRO-DPMNE-së, e cila e solli në atë pozitë dhe nga ana tjetër e ka kritikuar partinë opozitare LSDM. Nuk mund të gjendet procedurë e cila do të mbahet mend, ndërkaq nuk ka pasur fuqi, por as edhe autoritet që të veprojë bashkërisht në momentet e krizës politike, shkruan “Aktuelno“.

2016 e kaloi pa ndonjë aktivitet të theksuar, përveç atij të vendimit skandaloz më 12 prill, ku i fali 56 funksionarë të cilët kanë qenë nën hetime. Ai është në mandatin e dytë, ndërkaq sipas Kushtetutës mandati i presidentit zgjatë 5 vjet. Ivanov duhet të jetë në pallatin presidencial në Vodno deri në vitin 2019. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button