Në periudhë parazgjedhore Qeveria harxhon 13 milion euro në ditë

Në periudhën parazgjedhore, Qeveria harxhon para të shumta, duke krijuar deficit të madh buxhetor, këtë e zbulon raporti financiar parazgjedhor i ministrisë së Financave. Vetëm për 45 ditë nga fillimi I këtij viti qeveria e Gruevskit ka harxhuar 400 milion euro, tha Vanco Uzunov.

Sipas tij, kjo do të thotë se janë harxhuar, shuma prej 13 milion euro për cdo ditë pune, të këtij viti, në periudhë parazgjedhore.

Sipas Uzunovit, harxhime më të mëdha ka në pjesën e subvencioneve, transfereve sociale dhe benificioneve sociale, për pensione, ndihma sociale, ndihma të sëmurëve dhe të papunëve. Për këto qëllime qeveria e Nikolla Gruevskit në evtëm 45 ditë ka harxhuar 182 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button