Tramp e ka porositur Izraelin që të jetë i fuqishëm, afrohet inaugurimi i tij dhe politika e re

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp sot e ka kritikuar sjelljen e administratës së presidentit në largim Barak Obama ndaj Izraelit, duke e porositur këtë vend që të “jetë i fuqishëm” sepse afrohet dita e inaugurimit të tij, 20 janari i vitit 2017.

Tramp u prononcua menjëherë pas fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit në largim Xhon Keri për kundërshtimin ndërkombëtar të ndërtimit lagjeve hebraike.

“Nuk mundemi ta trajtojmë Izraelin me urrejtje dhe mosrespektim të këtillë. Ata dikur SHBA-në e kanë pasur mike të mirë… por tashmë nuk është kështu. Fillimi i fundit ka qenë marrëveshja e tmerrshme me Iranin, ndërsa tani edhe kjo!”, shkroi Tramp në Tuiter, duke aluduar në përmbajtje të SHBA-së gjatë miratimit të rezolutës së Këshillit të sigurisë së KB-së, me të cilën Izraeli kërkohet të heq dorë nga ndërtimi i lagjeve në territoret e okupuara palestineze.

“Izrael, bëhu i fuqishëm, afrohet 20 janari!” shtoi Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button