Një vit me ulje-ngritje në marrëdhëniet Turqi-BE

Edhe pse marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë këtë vit filluan mirë, pas tentativës për grusht shteti përkeqësimi i tyre arrit kulimin me diskutimet për “ngrirjen e negociatave” për shkak të luftës së Turqisë kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vitit që po lëmë pas marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së patën një zhvillim për shkak të punës për arritjen e një marrëveshjeje për krizën e refugjatëve. Për këtë arsye BE-ja kërkoi ndihmën e Ankarasë në Samitin BE-Turqi më 29 nëntor 2015 dhe takimin e përfaqësuesve të vendeve me qëndrim të përbashkët më 16 dhjetor. Sipas marrëveshjeve marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së do të gjallëroheshin duke u hapur kapituj të tjerë për sa i përket integrimit dhe Turqia do të ndihmonte BE-në për refugjatët.

Në fund të takimit të 18 marsit u vu në pah se që prej datës 21 të po këtij muaji refugjatët të cilët shkojnë në Greqi do të kthehen përsëri në Turqi, hapja e kapitujve si ato për financat dhe buxhetin, si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Turqisë. BE-ja në këmbim të kësaj marrëveshjeje i premtoi gjithashtu Turqisë se do ti jepte dhe 3 miliardë euro shtesë rreth paketës së deklaruar më parë, pra gjithsej 6 miliardë euro ndihmë për refugjatët deri në vitin 2018.

Ngritja e një tende të organizatës terroriste PKK përballë godinës së Këshillit Evropian menjëherë pas sulmit terrorist në Ankara të kryer nga kjo organizatë, i përkeqësoi marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së. Presidenti Erdoğan në lidhje me këtë ngjarje u shpreh: “Këta nuk janë të sinqertë, nuk janë të drejtë, këta veprojnë me dy standarde. Kjo do të thotë dorëzim ndaj organizatave terroriste. Këta i’u dorëzuan terrorit.”

Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit nga arritja e marrëveshjes për ndihma, ende është bërë shumë pak në këtë drejtim. Ndërsa vizat e premtuara për qytetarët e Turqisë nuk u hoqën, por filluan kritika të ashpra për luftën kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button