Hoxhaj: Serbia kërkon të destabilizojë Ballkanin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të cënojë paqen dhe të destabilizojë Ballkanin.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj lë të kuptohet se Beogradi zyrtar ndryshe paraqitet në bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli dhe ndryshe kur ka të bëjë me situatën në rajon.

“Përpjekjet e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që të bojkotojnë institucionet kosovare tregojnë fytyrën e saj të vërtetë si destabilizuese e rajonit dhe si një aktor që urren paqen”, ka thënë Hoxhaj në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button