Rihanna hatërmbetje ndaj Jennifer Lopez. Shkaktari Drake!

Mesa duket ajo nuk është fort e kënaqur nga thashethemet e fundit se ish- i dashuri i saj po del me Jennifer Lopez.

Rihanna ka vendosur të mos e ndjekë më shoqen e saj në Instagram, pasi ‘Jenny from the block’, duket se ka krijuar një lidhje me Drake i cili dikur ka qenë partneri i shoqes së saj Rihanna.

J.Lo dhe këngëtarja nga Barbados, pavarësisht diferencës prej 19 vitesh në moshë kanë qenë për një kohë të gjatë shoqe shumë të mira. Ato të dyja e kanë mbështetur gjithmonë muzikën e njëra tjetrës dhe daljet së bashku nëpër restorante e klube kanë qenë të shumta.

Çifti Drake-J.Lo, nuk është pritur aspak mirë nga Rihanna, duke vendosur të mos ndjekë më asnjërin në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button