Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në pesë gradë celsius.

Në Shkup paradite do të mbajë mot ngjashëm  me erë të fortë veriore,ndërsa mund të ketë edhe reshje të lehta dëbore.Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri nën dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngrihet deri në dy gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, lokalisht do të ketë reshje të lehta dëbore. Nga e premtja pason mot i kthjellët dhe gradualisht qetësim i erës. Për uikendin moti do të jetë me diell. Për natën e Vitit të Ri pritet moti të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me temperatura nën minus 10 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button