Vdes Carrie Fisher, princesha e paharrueshme e ”Star Wars”

Aktorja Carrie Fisher, e njohur veçanërisht për rolin e saj të princeshës Leia në filmat “Star Wars”, vdiq sot në Los Anxheles, njoftoi një burim familjar, shkruan Oranews, përcjell Portalb.mk.

“Me trishtim të thellë, Billie Lourd konfirmon se nëna e tij, Carrie Fisher iku nga kjo jetë sot në mëngjes, në orën 08:55″, tha zëdhënësi Simon Halls, cituar nga revista ”People”.

“Atë e deshi e gjithë bota dhe për këtë do të na mungojë shumë”, shtoi ai.

Fisher udhëtonte nga Londra në Los Anxheles kur pësoi një atak kardiak pak përpara uljes së avionit.

Të dielën, nëna e Fisherit, legjenda e Hollywoodit, Debbie Reynolds shkruajti në Facebook se vajza e saj ishte në gjendje të stabilizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button